Korreshi ironi me bashkinë e Lushnjes: Na falni se ju prishëm plazhin, por qytetarët po mbyten nga mushkonjat dhe erë kërme
28 June 2026, 16:02 / POLITIKË

Përmes një reagimi publik, Korreshi tha se bidonat plastikë dhe mbeturinat kanë bllokuar kanalin që kalon nëpër Lushnjë, duke krijuar ndotje, erë të rëndë dhe rrezik për shëndetin e banorëve.
“Kur bidonat plastikë dhe mbeturinat pushtojnë dhe bllokojnë kanalin vaditës që kalon përmes Lushnjës, për banorët mund të ketë vetëm erë kërme, mushkonja dhe burim infeksioni”, u shpreh deputeti demokrat.
Ai i bëri thirrje qeverisë dhe Bashkisë së Lushnjës të ndërhyjnë për pastrimin e kanalit dhe përmirësimin e kushteve për qytetarët.
“I bëj thirrje Qeverisë dhe Bashkisë: ua ktheni në shërbime taksat qytetarëve! Gjithmonë, nëse s’ju prishim plazhin për ditë të dielë”, deklaroi Korreshi.
Po ndodh...
Protesta si "Arka e Noes" për PD, por Berisha duhet të zbresë...
Nga Indrit Gjyzeli
ide
Protesta si bekim: Fitorja e madhe që shumë ende nuk e shohin
Nga Adri Nurellari
S'ka më “E Keqja më e Vogël”
Nga Sidi Hasanaj
Pse protesta rrezikon “Trekëndëshin e Bermudës” dhe partitë e reja?!
Nga Rigels Seliman
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128