Shqiptarët nuk lodhen dhe as tërhiqen/ Mbahet sot protesta e madhe, kërkohet dorëheqje e Ramës dhe ikja e Kastës së korruptuar

28 June 2026, 16:44 / POLITIKË ALFA PRESS
Shqiptarët nuk lodhen dhe as tërhiqen/ Mbahet sot protesta e madhe,

Sot do të mbahet protesta e 29-të kundër qeverisë, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi, por edhe shqiptarëve të diasporës, që t’i bashkohen tubimit në Tiranë.

Grumbullimi i protestuesve është parashikuar të nisë në orën 19:00 në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas marshimi do të vijojë drejt godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit do të qëndrojnë për të shprehur kërkesat e tyre.

Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në atë që cilësohet si protesta e 29-të radhazi.

 

 
 

Po ndodh...

ide