Kërkoi lekët e frigoriferit të prishur por përfundoi e marrë peng dhe e dhunuar! Del foto e Sefedin Ahmetajt pronarit që mbylli për dy orë në dyqan klienten

Personi që shihni në foton e mësipërme, është Sefedin Ahmetaj, pronar i dyqanit të elektroshtëpiakeve “Zanusi”, i cili tashmë ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi bashkë me Edjola Haruanjn mbyllën në dyqan dhe dhunuan klienten e tyre.
E gjitha sepse ajo u kërkoi rimbursim për frigorifenin e blerë tek biznesi i tyre por që nuk punonte. Kujtojmë se kur klientja është paraqitur në dyqan duke kërkuar kështu rimbursim të plotë për paijsjen e blerë që nuk ishte funksionale, pronarët e kanë refuzuar.
Pas këmbënguljes së kësaj të fundit për të marrë lekët e saj mbrapsht, Sefedin Ahmetaj 63 vjeç dhe Edjola Harunaj 41 vjeçe, e kanë mbyllur atë në dyqan ku dyshohet se dhe e kanë dhunuar.
Gjatë përplasjes mes tyre ka ndërhyrë menjëherë Policia. Ashtu siç raportoi neësbomb.al pak më parë, në momentin e shoqërimit Edjola Harunaj ka humbur durimin dhe mësohet se ka djegur me cigare në dorë njërin prej efektivëve, i cili mori plagë të lehta.
Po ndodh...
ide
Nëse Protesta do të nxjerr kandidat për Bashkinë, aleat ka vetëm qytetarët!
Askush nuk është mbi Ligjin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


