Zbardhet sherri në burgun e Burrelit/ Si i dënuari goditi me ekspres në kokë policin (EMRAT)
Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i regjistruar në burgun e Burrelit, ku një punonjës i Policisë së Burgjeve mbeti i dëmtuar pas një përplasjeje me një të dënuar.
Sipas njoftimit të Drejtorisë së Burgjeve, i dënuari Dritan Imeri goditi me një ekspres kafeje në kokë policin Agron Bebja, duke i shkaktuar dëmtime.
Pas goditjes, inspektorit iu dha ndihma e parë në ambientet e burgut dhe më pas u dërgua në Spitalin e Matit për kontroll mjekësor. Sipas njoftimit, gjendja e tij nuk paraqet rrezik për jetën.
“Në momentin e hapjes së derës së dhomës së banimit, i dënuari Dritan Imeri ka ndërmarrë një veprim të dhunshëm ndaj punonjësit të grupit të sigurisë, inspektor Agron Bebja, duke e goditur në befasi me një ekspres kafeje dhe duke i shkaktuar dëmtime në zonën e kokës.
Menjëherë pas incidentit, strukturat e sigurisë kanë ndërhyrë për neutralizimin e situatës, duke bërë të mundur ndërprerjen e veprimeve të dhunshme dhe rikthimin e kontrollit në institucion.
Inspektorit iu dha ndihma e parë në ambientet e IEVP Burrel dhe më pas u shoqërua për vizitë mjekësore në Spitalin e Matit. Sipas vlerësimit të mjekëve, gjendja e tij shëndetësore nuk paraqet rrezik për jetën.
Për rastin është përpiluar raporti përkatës i incidentit, ndërsa janë njoftuar autoritetet kompetente dhe AMSEVP për vijimin e veprimeve procedurale dhe trajtimin e mëtejshëm të ngjarjes, në përputhje me legjislacionin në fuqi”,- thuhet në njoftim.
Po ndodh...
ide
Nëse Protesta do të nxjerr kandidat për Bashkinë, aleat ka vetëm qytetarët!
Askush nuk është mbi Ligjin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


