Britney Spears ribashkohet me familjen pas vitesh tensionesh, në darkën e "Falenderimeve" me prindërit dhe djemtë

Këngëtarja amerikane, Britney Spears, ka kaluar festën e Falënderimeve në Luiziana, në praninë e familjarëve të saj, me të cilët kishte pasur marrëdhënie të tensionuara prej vitesh.
Në këtë ribashkim morën pjesë dy djemtë e saj, Sean Preston dhe Jayden James, motra Jamie Lynn Spears, prindërit Jamie dhe Lynne Spears si dhe anëtarë të tjerë të familjes.
Takimi erdhi vetëm pak ditë pasi Britney publikoi një mesazh në Instagram, të cilin më vonë e fshiu, ku kërkoi falje për përmendjen e konflikteve të së kaluarës dhe pranoi se i mungonte shumë familja.
Ajo e cilësoi kokëfortësinë e saj si të papjekur dhe shprehu dëshirën për të rindërtuar marrëdhëniet me të afërmit.
Marrëdhëniet e këngëtares me familjen kanë qenë të ndërlikuara, veçanërisht pas kujdestarisë ligjore 13-vjeçare, e cila përfundoi në nëntor të vitit 2021.
Britney ka shprehur vazhdimisht pakënaqësitë për mënyrën se si ishte trajtuar gjatë asaj periudhe, ndërsa së fundmi kishte kritikuar publikisht edhe motrën e saj, Jamie Lynn.
Pas arrestimit për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit në mars të vitit 2026, këngëtarja është përpjekur gjithashtu të përmirësojë raportin me dy djemtë e saj.
Ribashkimi i fundit me familjen shihet si një hap i ri drejt pajtimit pas vitesh tensionesh dhe përplasjesh.
Po ndodh...
ide
Nëse Protesta do të nxjerr kandidat për Bashkinë, aleat ka vetëm qytetarët!
Askush nuk është mbi Ligjin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


