Surpriza shqiptare e Juventusit, Durmishi thirret nga Spalletti për ndeshjen e Europa League mbrëmjen e sotme

26 November 2026, 15:51 / SPORT ALFA PRESS

Surpriza shqiptare e Juventusit, Durmishi thirret nga Spalletti për

Sulmuesi 18-vjeçar është përfshirë në listën e bardhezinjve për përballjen me Omonian në Europa League. Një mundësi e artë për të realizuar ëndrrën e tij dhe për të debutuar me ekipin e parë.

Një tjetër talent shqiptar troket në dyert e futbollit të madh. Arman Durmishi është grumbulluar nga Luciano Spalletti për ndeshjen e Juventusit kundër Omonias, që luhet sonte në orën 21:00 në Allianz Stadium, në kuadër të javës së pestë të fazës së ligës në Europa League.

Sulmuesi 18-vjeçar, pjesë e Juventus Next Gen, është përfshirë në listën prej 23 futbollistësh, ku do të mbajë numrin 47. Përveç Durmishit, nga skuadra e dytë janë afruar edhe Stefano Merola dhe Stefano Turco, për të cilin kjo është hera e parë që thirret në ekipin e parë.

Vendimi i Spallettit vjen në një moment kur Juventusi po përballet me disa mungesa të rëndësishme. Për shkak të dëmtimeve, trajneri nuk do të ketë në dispozicion Kenan Yildiz, Khephren Thuram, Manuel Locatelli, Pierre Kalulu dhe Nico Gonzalez. Ndërkohë, në dispozicion rikthehet Kerim Alajbegovic, pas rikuperimit nga problemi fizik.

Për Durmishin, kjo është një tjetër arritje në një vit pozitiv me fanellën bardhezi. Në prill, ai rinovoi kontratën me Juventusin deri më 30 qershor 2028, ndërsa gjatë verës së kaluar pati mundësinë të luante edhe në miqësoret e ekipit të parë kundër Standard Liège dhe Nice, nën drejtimin e Spallettit.

I lindur me origjinë shqiptare, Durmishi përfaqëson aktualisht Shqipërinë U-19. Më herët, ai ka qenë pjesë edhe e përfaqësueseve të moshave të Sllovenisë. Vetë futbollisti nuk e ka fshehur dëshirën për të luajtur një ditë me ekipin e parë të Juventusit. Tashmë, ëndrra është më pranë se kurrë. Nëse Spalletti vendos t’i japë minuta në përballjen me Omonian, Durmishi do të regjistrojë debutimin e tij zyrtar me skuadrën e madhe të Juventusit.

Po ndodh...

ide