Ishte i armatosur kur u ndalua, Gjykata e Tiranës lë në burg djalin e ‘Mustaqekuqit’, të Hakmarrja për Drejtësi! Detyrim paraqitje për gardistin e dy ushtarakët

26 November 2026, 14:18 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ishte i armatosur kur u ndalua, Gjykata e Tiranës lë në burg

Gjykata e Tiranës ka caktuar arrest shtëpie për I.Shytin, djalin e R.Shytit të ashtuquajturit “Mustaqekuqi” i “Hakmarrjes për Drejtësi, i cili u kap teksa lëvizte me një makinë të blinduar dhe i armatosur.

Ndërkohë detyrim paraqitje është vendosur për punonjësin e Gardës së Republikës, E.Ramaj, 40 vjeç, dhe 2 ushtarakët, L.Murataj, 42 vjeç, dhe E.Selmani, 46 vjeç. Sipas avokatit Andi Skënderi arrestimi ka qenë i paligjshëm.

Avokati tjetër Marjus Taka, pretendon se Shyti ka vetëdeklaruar se arma e gjetur në çantë ka qenë e tij dhe jo të pasagjerëve.

Po ndodh...

ide