Dhuna policore, deputetja demokrate: Si s’po gjendet kush ia nxori syrin Erjonit, lidhi pas kangjellave Klevin dhe i çau kafkën Evës

26 November 2026, 11:34 / POLITIKË ALFA PRESS

Dhuna policore, deputetja demokrate: Si s’po gjendet kush ia nxori syrin

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka akuzuar mazhorancën në Kuvend për mungesë përgjegjësie lidhur me dhunën policore ndaj protestuesve.

Zhupa iu drejtua kryetarit të Kuvendit, duke e akuzuar për standarde të dyfishta në reagimin ndaj gjuhës së përdorur nga deputetët e mazhorancës dhe opozitës.

Zhupa deklaroi se kryetari i Kuvendit i kishte tërhequr vëmendjen Sali Berishës për fjalorin, ndërsa sipas saj, nuk kishte reaguar ndaj fyerjeve dhe sharjeve të kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ndaj kryetarit të PD-së.

Më tej, deputetja demokrate iu përgjigj edhe deklaratave të Ballës për eurodeputetët, duke ngritur shqetësimin për rastet e dhunës ndaj protestuesve dhe mungesën e ndëshkimit të punonjësve të policisë.

“Ju, zoti kryetar, i tërhoqët vëmendjen zotit Berisha për fjalorin, por nuk i dëgjuat fyerjet dhe sharjet që kreu i grupit parlamentar të PS-së i bëri kryetarit të PD-së. Ju ka kapluar turpi. Meqë zotit Balla i intereson ndonjëherë të përmendë eurodeputetët, po ia përmend dhe unë. Si ka mundësi sot që nuk keni një polic të vetëm të dënuar, të arrestuar? Si ka mundësi që nuk gjendet se kush ia nxori syrin Erionit, apo kush e lidhi pas kangjellave Klevisin, apo kush ia çau kafkën Evës? Ju promovoni për sjellje heroike ministrin. Ju promovoni të keqen, ndaj shqiptarët nuk kanë rrugë tjetër, që të dalin në shesh dhe të kërkojnë lirinë e tyre. Më 28 Nëntor të gjithë në shesh, të gjithë kundër kësaj qeverie.”, tha ajo.

Po ndodh...