VIDEO/ Rama e bën sërish, i shkon nga pas në mes të deklaratës Presidentit të Malit të Zi
26 November 2026, 10:59 / POLITIKË

Në Bruksel u zhvillua ditën e djeshme takimi i radhës i Samitit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor. Në këtë event Shqipëria u përfaqësua nga kryeministri Edi Rama, i cili sërish është munduar të marrë vëmendje.
Rama ndërhyri gjatë konferencës për media të presidentit të Malit të Zi, Jakov Milatovic, duke e përqafuar nga pas. Milatovic u pa disi i befasuar, teksa Rama tha: “Nuk ka dyshime, Mali i Zi është më i miri”.
Një veprim të tillë Rama e bëri gjashtë ditë më parë në takimin e “Vullnetmirëve” me kryeministrin belg, Bart de Wever. Ky i fundit u tha mediave: “Duhet të jetë shqiptari, ai vjen tinëzisht nga pas”.
Po ndodh...
ide
Askush nuk është mbi Ligjin!
Nga Eric Wendt
Partitë peng, politika peng, Shqipëria peng!
Nga Taulanda Jupi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


