Defekti teknik i sondës japoneze rrezikon të lërë pa përgjigje misterin e asteroidit 1998 KY26

Sonda hapësinore japoneze Hayabusa2 nuk do të mund të realizojë më takimin e planifikuar me asteroidin misterioz 1998 KY26, i cili pritej të ndodhte në vitin 2031. Lajmi u bë i ditur më 16 nëntor nga zyrtarët e Agjencisë Japoneze të Eksplorimit të Hapësirës (JAXA), shkruan scienze it
Asteroidi 1998 KY26, i cilësuar si një “kometë e errët”, ka tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve për shkak të rrotullimit të tij jashtëzakonisht të shpejtë dhe përshpejtimit misterioz, një fenomen që ende nuk është kuptuar plotësisht.
Sipas njoftimit të JAXA-s, një defekt në sistemin shtytës të sondës Hayabusa2 do ta bëjë të pamundur realizimin e takimit me trupin qiellor, duke lënë pa përgjigje disa nga misteret që lidhen me të.
Sonda Hayabusa2 ndodhet tashmë në një mision të zgjatur, pasi ka tejkaluar ndjeshëm jetëgjatësinë e parashikuar fillimisht.
Megjithatë, problemi teknik rrezikon të pengojë një nga objektivat më të rëndësishëm të fazës së re të misionit.
Shkencëtarët shpresonin që studimi nga afër i asteroidit 1998 KY26 të ndihmonte në shpjegimin e sjelljes së tij të pazakontë dhe të kuptimin më të mirë të këtyre trupave misteriozë në Sistemin Diellor.
Po ndodh...
ide
Askush nuk është mbi Ligjin!
Partitë peng, politika peng, Shqipëria peng!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


