Netanyahu kundërshton rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, kërkon përsëritjen e votimit në 120 qendra
Partia Likud e kryeministrit në detyrë të Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka kundërshtuar zyrtarisht rezultatet e zgjedhjeve, duke kërkuar përsëritjen e votimit në 120 qendra votimi.
Sipas raportimeve të mediave izraelite, partia ka paraqitur një ankesë në Gjykatën e Qarkut të Jerusalemit, e cila ushtron funksionet e një gjykate administrative, duke kërkuar anulimin e rezultateve në këto qendra dhe organizimin e një votimi të ri.
Gazeta “Yedioth Ahronoth” raportoi se ankesa u dorëzua të mërkurën në mbrëmje, ndërsa “Haaretz” bëri të ditur se Likud ka paraqitur deklarata nën betim, ku pretendohen parregullsi në dhjetëra qendra votimi, kryesisht në qytete me popullsi arabe.
Sipas “Haaretz”, pretendimet lidhen kryesisht me transferimin e të dhënave mbi identitetin e votuesve, në kundërshtim me vendimet e Komitetit Qendror të Zgjedhjeve dhe Gjykatës Supreme. Megjithatë, ankesa nuk përmban prova për ryshfet elektoral apo mashtrim të përhapur.
Reagim ka ardhur edhe nga partia Yashar e Gadi Eisenkot, e cila akuzoi Likud-in se po përpiqet të vërë në pikëpyetje legjitimitetin e rezultateve zgjedhore.
“Ata që duan unitet të vërtetë nuk zhvillojnë një fushatë të pandërprerë delegjitimimi kundër rezultateve të zgjedhjeve demokratike dhe nuk këmbëngulin në mohimin e vullnetit të popullit”, deklaroi partia.
Po ndodh...
ide
Askush nuk është mbi Ligjin!
Partitë peng, politika peng, Shqipëria peng!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


