Ekzekutimi i “Papagallit” në Athinë, kamerat e sigurisë identifikojnë autorët e dyshuar të vrasjes

26 November 2026, 13:54 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ekzekutimi i “Papagallit” në Athinë, kamerat e

Më shumë se një muaj pas ekzekutimit të 52-vjeçarit Nikos Gavanozis, i njohur në botën e krimit grek me nofkën “Papagalli”, hetimet e policisë greke kanë çuar në identifikimin e një 48-vjeçari shqiptar nga Saranda, i cili dyshohet se është larguar drejt Shqipërisë.

Televizioni grek ERT ka publikuar këtë të enjte pamje të reja nga kamerat e sigurisë, të cilat kanë bërë të mundur identifikimin e personave të dyshuar për vrasjen e ndodhur më 11 tetor në zonën e Glifadës, në Athinë.

Sipas mediave greke, në kërkim është shpallur 48-vjeçari Eduart Qendrothanasi, i njohur gjithashtu me emrin Stamatis Qendrothanasi. Emri i tij nuk është i panjohur për autoritetet greke, pasi është përmendur edhe në hetime të mëparshme lidhur me aktivitetin e një grupi kriminal të përfshirë në botën e klubeve të natës.

Ndërkohë, në pranga ka rënë një 48-vjeçar grek, i dyshuar se ka ndihmuar autorët pas vrasjes. Gjatë marrjes në pyetje, ai ka pranuar se u kishte ofruar ndihmë, por ka pretenduar se nuk kishte dijeni për përfshirjen e tyre në një ngjarje kriminale.

Hetuesit dyshojnë gjithashtu për përfshirjen e një personi tjetër në ngjarje, identiteti i të cilit ende nuk është zbuluar.

Paralelisht, policia greke po heton edhe lidhjet e viktimës me përplasjet mes grupeve të krimit të organizuar në Greqi. “Papagalli” konsiderohej bashkëpunëtor i afërt i Giorgos Moschouris, i njohur me nofkën “Thamnakias”, i cili u vra në prill të vitit 2025 në Athinë.

Largimi i dyshuar i 48-vjeçarit shqiptar drejt Shqipërisë është raportuar nga disa media greke. Megjithatë, deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet shqiptare lidhur me vendndodhjen e tij.

 

Po ndodh...

ide