Apeli e nxori nga qelia para një jave, nxirret urdhër-ndalim për Vinçesk Pirolin: Dyshohet se vrau ish-efektivin e policisë

Vetëm një javë pasi Gjykata e Apelit liroi nga burgu 38-vjeçarin Vinçesk Piroli, Policia e Shkodrës mësohet se ka nxjerrë urdhër ndalimi për të, pasi dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e ish-efektivit të policisë, Frrok Lleshaj, ngjarje e ndodhur më 4 gusht 2025 në Vaun e Dejës.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se, në bazë të provave të siguruara gjatë hetimeve, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” për Vinçesk Pirolin, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Njoftimi i policisë:
Zbardhet dhe dokumentohet vrasja me armë zjarri e shtetasit F. Ll., e ndodhur më 4 gusht 2025, në fshatin Paçram.
Gjykata cakton masën e sigurisë “Arrest në burg” për dy shtetas, të dyshuar për kryerjen e vrasjes në bashkëpunim.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Shkodër, në bashkëpunim me prokurorin e çështjes, në vijim të hetimeve për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më 04.08.2025, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi F. Ll., kanë vijuar veprimet hetimore për identifikimin dhe dokumentimin ligjor të autorëve të dyshuar.
Në bazë të provave të siguruara gjatë hetimeve, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit K. Y. (Sh.) dhe V. P., të dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Shtetasi K. Y. (Sh.) është aktualisht i ndaluar për një vepër tjetër penale, ndërsa shtetasi V. P. ndodhet aktualisht nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për një vepër tjetër penale.
Po ndodh...
ide
Nëse Protesta do të nxjerr kandidat për Bashkinë, aleat ka vetëm qytetarët!
Askush nuk është mbi Ligjin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


