“Keni lënë gjurmë në serverat amerikanë”, Shehaj-socialistëve: Ditën dje e kaluat duke fshirë email-e dhe SMS
26 November 2026, 11:38 / POLITIKË

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka akuzuar mazhorancën për përpjekje për të fshirë gjurmët e komunikimeve elektronike, pas deklaratave të ambasadorit amerikan.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Shehaj u shpreh se përfaqësuesit e qeverisë janë shqetësuar nga paralajmërimi për gjurmët që mund të kenë lënë në serverat e kompanive amerikane.
“Dukeni të fortë, duken të plotfuqishëm, por e dini mirë se ju ka ardhur fundi. Dje foli ambasadori amerikan, u terrorizuat dhe bëtë panik. Gjëja që ju bëri të dridheni ishte kur ju tha se keni lënë gjurmë në serverat e kompanive amerikane. Janë aty gjurmët e vjedhjeve tuaja. Keni kaluar ditën dje duke fshirë email-e dhe SMS, por nuk keni nga t’ia mbani”, tha Agron Shehaj.
Po ndodh...
ide
Askush nuk është mbi Ligjin!
Nga Eric Wendt
Partitë peng, politika peng, Shqipëria peng!
Nga Taulanda Jupi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


