Bellingham në superformë, anglezi ka kaluar një nëntor si lider me Real Madridin

26 November 2026, 15:03 / SPORT ALFA PRESS

Bellingham në superformë, anglezi ka kaluar një nëntor si

Jude Bellingham po kalon një periudhë fantastike me fanellën e Real Madridit. Mesfushori anglez është kthyer në një nga lojtarët më vendimtarë të skuadrës madrilene gjatë muajit nëntor, duke spikatur me gola dhe asistime në kompeticionet ku garon klubi mbretëror.

Paraqitjet e tij pozitive nisën në sfidën ndaj Racing Santander, ku Bellingham realizoi golin e dytë të Real Madridit pas një aksioni individual mjaft të bukur.

Anglezi vazhdoi formën e mirë edhe në UEFA Champions League, në transfertën ndaj AEK Athens, ku gjeti rrugën e rrjetës në pjesën e parë, duke ndihmuar skuadrën e tij të rikthehej në lojë.

Kontributi i tij nuk mungoi as në përballjen ndaj Valencias në Mestalla. Edhe pse nuk shënoi, Bellingham ishte protagonist në aksionin që solli golin e dytë të madrilenëve në fitoren 3-0.

Më pas, mesfushori realizoi golin e barazimit në triumfin 2-1 ndaj Celta Vigos, ndërsa një tjetër paraqitje të shkëlqyer dhuroi në Champions League kundër PSV Eindhoven. Në këtë takim, Bellingham shënoi një gol spektakolar dhe dhuroi edhe një asist, duke qenë ndër protagonistët kryesorë të fitores 5-1.

Tashmë, objektivi i anglezit është të vazhdojë këtë ecuri pozitive edhe në sfidën e radhës kundër Deportivo Alavés, e programuar për të shtunën, më 28 nëntor, në kuadër të La Liga-s.

Bilanci i Jude Bellingham me Real Madridin gjatë muajit nëntor:

Real Madrid 3-0 Racing Santander: Një gol i realizuar.

AEK Athens 2-3 Real Madrid: Një gol i realizuar.

Valencia 0-3 Real Madrid: Kontribut në golin e dytë.

Real Madrid 2-1 Celta Vigo: Një gol i realizuar.

Real Madrid 5-1 PSV Eindhoven: Një gol dhe një asist.

Po ndodh...

ide