Nderoi Fenerbahcen në Champions, Muriqi: Instikti im natyror, goli

26 November 2026, 14:26 / SPORT ALFA PRESS

Nderoi Fenerbahcen në Champions, Muriqi: Instikti im natyror, goli

Fenerbahce mundi 0-1 Shakhtar Donetsk në Champions, ku golin vendimtar të takimit e realizoi Vedat Muriqi. Sulmuesi dardan, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, në intervistën pas sfidës.

“Thjesht nuk e dija saktësisht se do të vinte topi tek unë në atë mënyrë. Por gjithmonë e di se do të gjuaj sa herë që më jepet një mundësi e mire. Unë jam një qendërsulmues, ky është instinkti im natyror. Thjesht shkova për topin, ai erdhi drejt në këmbën time dhe shënova”.

Muriqi, i cili luajti 86 minuta, u vlerësua me notën 8.9. Për lojtarin, gjithashtu shkruajtën me lëvdata edhe mediat turke dhe jo vetëm.

 

 

Po ndodh...

ide