Pagesat publike kanë kosto/ Securimetër: 45% e shqiptarëve vlerësojnë se u rrisin shpenzimet me 10-20%
Një pjesë e kostove që përballojnë familjet gjatë jetës së përditshme lidhet edhe me pagesat ndaj institucioneve publike. Përveç shpenzimeve të zakonshme për ushqime, banim, transport dhe shërbime të tjera, qytetarët duhet të përfshijnë në buxhetin e tyre edhe detyrimet financiare ndaj shtetit, ku bëjnë pjesë taksat dhe tarifat administrative.
Referuar anketës së Securimeter 2026, për shumicën e shqiptarëve këto pagesa përbëjnë një barrë shtesë që vlerësohet në masën 10-20% të kostos së tyre të jetesës. Konkretisht, 45% e të anketuarve në Shqipëri mendojnë se shpenzimet që u paguajnë institucioneve publike ua rrisin koston e jetesës në këtë interval, duke e bërë atë kategorinë më të përzgjedhur në vend.
Ndërkohë, 24% e qytetarëve vlerësojnë se ndikimi i këtyre pagesave është më i lartë, duke arritur në 21-30% të kostos së jetesës. Nga ana tjetër, 16% mendojnë se taksat dhe tarifat administrative përbëjnë më pak se 10% të shpenzimeve të tyre, ndërsa vetëm 4% i vlerësojnë ato në intervalin 31-50%. Një tjetër 1% deklaron se pesha e tyre kalon 50% të kostos së jetesës. Për 11% të të anketuarve, nuk ka një vlerësim të qartë mbi këtë ndikim.
Një tjetër dallim vihet re në kategoritë më të larta të kostos. Në Shqipëri, vetëm 5% e të anketuarve mendojnë se taksat dhe tarifat administrative ua rrisin shpenzimet e jetesës me më shumë se 30%. Në vendet e tjera të rajonit kjo përqindje është dukshëm më e lartë. Në Serbi arrin në 35%, në Maqedoninë e Veriut në 28%, në Mal të Zi në 24%, në Bosnje Hercegovinë në 23% dhe në Kosovë në 22%.
Në këtë mënyrë, rezultatet e anketës tregojnë se shqiptarët kanë një përqendrim më të madh të përgjigjeve në intervalet e ulëta dhe të mesme, ndërsa në disa vende të tjera të rajonit është më e lartë pesha e qytetarëve që perceptojnë një ndikim mbi 30%.
Duhet theksuar se këto shifra pasqyrojnë vlerësimin subjektiv të qytetarëve mbi barrën që përfaqësojnë pagesat publike në jetën e tyre ekonomike dhe jo një matje të drejtpërdrejtë të peshës reale të taksave dhe tarifave në buxhetin familjar./SCAN
Po ndodh...
ide
Nëse Protesta do të nxjerr kandidat për Bashkinë, aleat ka vetëm qytetarët!
Askush nuk është mbi Ligjin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


