Tiranë/ Kapet me dhjetëra doza kokaine pranë një shkolle, arrestohet 43-vjeçari, në banesë iu gjetën rreth 400 gramë drogë
Një 43-vjeçar është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor “Shkolla të Pastra”, pasi u kap me dhjetëra doza kokaine, të cilat dyshohet se do t’i shiste në afërsi të institucioneve arsimore dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Sipas policisë, 43-vjeçari me inicialet S. I. u arrestua në një lokal në rrugën “Viktor Eftimiu”, pranë një shkolle. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën 30 doza kokaine, të ndara dhe të gatshme për shitje.
Kontrollet vijuan edhe në banesën e tij, ku u sekuestruan 393.6 gramë të tjera kokainë, të cilat dyshohet se do të ndaheshin në doza për t’u shitur. Në total, sasia e drogës së sekuestruar arrin në rreth 407 gramë.
Gjithashtu, policia sekuestroi dy telefona celularë, të cilët do t’i nënshtrohen veprimeve hetimore.
Arrestimi u krye nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në kuadër të operacionit “Shkolla të Pastra”, që synon parandalimin e shpërndarjes së lëndëve narkotike në mjediset shkollore, pranë tyre dhe në ambiente të tjera të frekuentuara nga të rinjtë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
ide
Nëse Protesta do të nxjerr kandidat për Bashkinë, aleat ka vetëm qytetarët!
Askush nuk është mbi Ligjin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


