Putin: Rusia nuk do të lejojë përdorimin e inteligjencës artificiale kundër interesave të saj
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia nuk duhet të lejojë që inovacionet dhe teknologjitë e reja, përfshirë inteligjencën artificiale, të përdoren kundër interesave të vendit.
Gjatë konferencës ndërkombëtare “Udhëtim drejt Botës së Inteligjencës Artificiale”, Putin theksoi se inteligjenca artificiale përfaqëson një teknologji me potencial të jashtëzakonshëm, e cila mund të përdoret si për krijimin dhe zhvillimin, ashtu edhe për shkaktimin e dëmeve, përfshirë edhe në fushën ushtarake.
“Ne nuk duhet të lejojmë kurrë askënd, përfshirë veten tonë, në asnjë kohë dhe në asnjë mënyrë që t’i përdorë këto inovacione dhe teknologji të reja kundër interesave të vendit tonë”, deklaroi presidenti rus.
Putin u ndal edhe te rëndësia e pavarësisë teknologjike të Rusisë, duke paralajmëruar se vendi nuk duhet të përballet sërish me një situatë ku vendimet e marra jashtë kufijve të tij mund të paralizojnë funksionimin e teknologjive dhe sistemeve vendase.
“Rusia nuk duhet të gjendet përsëri në një situatë ku jashtë shtypet një buton dhe të gjitha teknologjitë në vend ndalojnë së funksionuari”, theksoi ai.
Deklaratat e Putinit vijnë në një kohë kur inteligjenca artificiale po merr gjithnjë e më shumë rëndësi në ekonominë globale, sigurinë kombëtare dhe zhvillimin e kapaciteteve ushtarake, ndërsa fuqitë e mëdha po përpiqen të forcojnë pavarësinë dhe kontrollin mbi teknologjitë strategjike.
Po ndodh...
ide
Nëse Protesta do të nxjerr kandidat për Bashkinë, aleat ka vetëm qytetarët!
Askush nuk është mbi Ligjin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


