Historike për EGNATIAN!/ Rrogozhinasit marrin fitoren e parë në fazën e ligës së Conference League, mposhtin 2-1 Lincoln Red

Egnatia ka arritur një fitore me shumë emocione në Conference League, duke mposhtur 2-1 Lincoln Red dhe duke regjistruar suksesin e parë në fazën e ligës së këtij kompeticioni. Në përballjen e zhvilluar në Arenën Kombëtare, skuadra rrogozhinase e mbylli pjesën e parë me rrjeta të paprekura, pavarësisht rasteve të shumta të krijuara. Në minutën e 47-të, Alessandro Albanese zhbllokoi rezultatin, pas një asisti të Fernando Medeiros, duke kaluar Egnatian në avantazh. Kur dukej se vendasit po shkonin drejt një fitoreje të qetë, Lincoln Red reagoi dhe barazoi në minutën e 79-të me Yussef Flalhi Idrissi. Por përgjigjja e Egnatias ishte e menjëhershme: vetëm dy minuta më vonë, në minutën e 81-të, Fernando Medeiros shënoi golin e fitores, pas asistit të Numan Ajetovikj, duke shpërthyer në festë tifozët rrogozhinas.
Egnatia kishte treguar epërsi edhe në statistikat e pjesës së parë, me 62% zotërim të topit kundrejt 38% të kundërshtarit, 12 goditje në total ndaj vetëm një të Lincoln Red dhe 7 goditje nga këndi kundrejt asnjë për miqtë. Gjithashtu, gjashtë prej goditjeve të Egnatias përfunduan në kuadrat. Kështu, skuadra shqiptare merr tri pikë të arta dhe regjistron një moment historik në rrugëtimin e saj europian, duke dëshmuar se mund të rivalizojë denjësisht në arenën ndërkombëtare.
47' – 1-0: Alessandro Albanese, pas asistit të Fernando Medeiros.
79' – 1-1: Yussef Flalhi Idrissi, pas asistit të Manu Toledano.
81' – 2-1: Fernando Medeiros, pas asistit të Numan Ajetovikj.
Po ndodh...
ide
Nëse Protesta do të nxjerr kandidat për Bashkinë, aleat ka vetëm qytetarët!
Askush nuk është mbi Ligjin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


