Aksident ajror me 11 viktima në Francë! Hetimet zbulojnë se avioni pësoi dëmtime teksa fluturonte, ishte vetëm disa metra larg përplasjes pranë një zone banimi

28 June 2026, 18:10 / BOTA ALFA PRESS

11 persona humbën jetën kur një aeroplan i vogël u rrëzua në qytetin verilindor francez të Toblerone, tha rajoni Meurthe-et-Moselle.

Avioni i përkiste një shkolle trajnimi për parashutizëm. Piloti dhe 10 persona në bord, pesë studentë dhe pesë instruktorë, humbën jetën në aksident.

Guvernatori rajonal Yves Segy i tha televizionit BFM se aeroplani duket se kishte pësuar disa dëme përpara se të binte në ajër dhe të përplasej në tokë. Aksidenti ndodhi pranë një qendre tregtare.

⚠️ BREAKING: A civilian plane carrying a skydiving group has crashed just after takeoff in Tomblaine near Nancy, France.

Authorities confirm all 11 people on board—including pilot, 5 instructors, and 5 students—have died in the crash. pic.twitter.com/0PQvKyuOhO

— GeoTechWar (@geotechwar) June 28, 2026

“Disa metra më lart dhe aksidenti do të kishte shkaktuar dëme në zonën përreth”, theksoi zyrtari.

Studentët ishin një grup infermierësh, sipas një burimi pranë hetimit. Avioni, një tip Pilatus, ishte ngritur nga aeroporti Nancy-Essey.

Avioni u rrëzua pranë pistës, në një rrugë me dy drejtime, zbuloi AFP.

Një ekip psikologësh ka nxituar në krah të të afërmve të viktimave që ishin të pranishëm në aeroport në kohën e aksidentit.

 

Po ndodh...

ide