VIDEO/ Yll Limani bie pre e vjedhjes gjatë pushimeve në Spanjë, artisti reagon me humor në rrjetet sociale

Këngëtari i njohur shqiptar, Yll Limani, është përballur me një incident të pakëndshëm gjatë pushimeve të tij në Spanja, ku i janë vjedhur sendet personale.
Dyshimet për ngjarjen nisën pasi artisti publikoi një video në TikTok, ku shfaqej duke shijuar kohën e lirë në një barkë nën rrezet e diellit. Megjithatë, vëmendjen e ndjekësve e tërhoqi përshkrimi i videos, ku ai me nota ironike pyeste se kujt i ishin vjedhur telefoni, portofoli dhe sendet e tjera personale pikërisht gjatë qëndrimit në Spanjë.
Postimi shkaktoi menjëherë reagime dhe pikëpyetje në rrjet, pasi ndjekësit nuk ishin të sigurt nëse bëhej fjalë për shaka apo për një ngjarje reale.
Sipas burimeve të raportuara nga “Prive by Liberta Spahiu”, ngjarja ka ndodhur në të vërtetë. Mësohet se këngëtari ka mbetur pa telefon, portofol dhe sende të tjera me vlerë pasi është bërë pre e vjedhjes gjatë pushimeve.
Pavarësisht incidentit, raportohet se artisti ka zgjedhur ta ndajë situatën me ndjekësit në mënyrë sportive dhe se, fatmirësisht, është në gjendje të mirë shëndetësore, duke vazhduar pushimet e tij./Zeri
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
Shenjat e një ndryshimi të padukshëm: Çarjet që po transformojnë Shqipërinë
Guximi është frika që zgjat një minutë më shumë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128