26 vjet nga çlirimi, Ambasada amerikane në Kosovë: 12 qershori 1999, një pikë kthese! Solli shpresë dhe siguri

Ambasada amerikane në Prishtinë, ka rikujtuar sot në 26-vjetorin e çlirimit hyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë.
Ambasada e SHBA-së shkruan se në këtë përvjetor, nderojnë qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës dhe angazhimin e përbashkët për të ndërtuar një të ardhme të bazuar në paqe, siguri dhe prosperitet.
“Sot shënohen 26 vjet që kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë, duke sjellë shpresë, siguri dhe një rrugë drejt paqes. 12 qershori 1999 ishte një pikë kthese, një pikë që u lejoi familjeve të zhvendosura të ktheheshin dhe komuniteteve të fillonin rindërtimin.
Në këtë përvjetor, ne nderojmë qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës dhe angazhimin tonë të përbashkët për të ndërtuar një të ardhme të bazuar në paqe, siguri dhe prosperitet”, shkruan ambasada amerikane.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
