Bashkëshortja e efektivit të rrëmbyer në Kosovë flet më lot në sy: Është i sëmurë, ka probleme me frymëmarrjen

15 Qershor 2023, 18:46 / KOSOVA ALFA PRESS

Bashkëshortja e efektivit të rrëmbyer në Kosovë flet

Tre policë të Kosovës janë rrëmbyer dje nga Serbia.

Sot, bashkëshortja e njërit prej policëve ka folur për mediat kosovare, duke u shprehur se ka folur çdo ditë me të, por sot s’ka mundur dot, teksa është shfaqur e shqetësuar për shëndetin e tij.

“Çdo ditë flas në telefon, por sot nuk më ka marrë. Është i sëmurë, ka probleme me frymëmarrjen” është shprehur me lot në sy, Shpresa Mustafaj, gruaja e Shemi Mustafës.

Çifti ka pesë fëmijë.

Në lidhje me rrëmbimin e tre policëve të Kosovës në veri të vendit kanë reaguar ndërkombëtarët dhe zyrtarë e lartë të Kosovës, ku kanë dënuar aktin e kryer nga Serbia dhe kanë urdhëruar lirimin e tyre sa më shpejt.

 

 

Po ndodh...

ide