Borrell me tone të forta kundër Kosovës: Situata po përshkallëzohet, s’do të tolerojmë!

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka reaguar ashpër, ndërsa theksoi se ishte alarmuar nga situata e re në veri të Kosovës. Ai është ankuar për “arrestime të jashtëligjshme të serbëve në Kosovë” e “marshimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës” në Mitrovicën e Jugut.
“Shumë i alarmuar rreth situatës në veri të Kosovës: Arrestime jashtë juridiksionit të serbëve të Kosovës dhe marshimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugut; pasuar nga retorika e ashpër e Serbisë. Pavarësisht takimit të krizës dje, përshkallëzimi vazhdon dhe po bëhet më i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë këtë”, shkruan ai.
Paraditen e sotme, 215 ushtarë të Republikës së Kosovës kanë marshuar në jug të Mitrovicës nga kazerma “Minatori” deri në fshatin Frashër, duke u kthyer sërish në bazë. Po, ashtu, Policia e Kosovës arrestoi një serb, i cili dyshohet për përfshirje në sulm të anëtarëve të KFOR-it më herët gjatë protestave. Këto veprime janë parë me shqetësim nga shefi i Politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
-
Analiza e REL: Si iu përgjigjën Kurti e Vuçiç kërkesave të BE-së?
23 Qershor, 19:05
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

