COVID-19 në Kosovë, asnjë humbje jete dhe 7 raste të reja

Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me COVID-19 në 24 orët e fundit. Nga 486 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë me virusin e rrezikshëm 7 qytetarë. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Në total numri i rasteve aktive është 328.
Ministria e Shëndetësisë
16 Maj 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 20 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.827 doza të vaksinës.
Deri më sot 822.583 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 102.349 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 486 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.792.
Në total numri i rasteve aktive është 328.
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
