Deputetët nderojnë akademikun Rexhep Qosja, mbajnë një minutë heshtje
27 Prill 2026, 13:43 / KOSOVA
Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën e veçantë në shenjë nderimi për akademikun Rexhep Qosja, me një minutë heshtje.
Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar shqiptar, Rexhep Qosja, ka vdekur të enjten në moshën 90-vjeçare, njoftoi familja e tij. Në nderim të jetës së Qosjes, në Kosovë 24 prilli ishte ditë zie.
Valjet Rexhepi, nipi i tij, shkroi në Facebook se Qosja vdiq dhe u varros të enjten në një ceremoni private familjare.
“Me dëshirë të të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja. Familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale. Lusim që privatësia jonë të respektohet dhe të na mundësohet të mbajmë zi në qetësi”, shkroi Rexhepi.
Po ndodh...
Rruga në të cilën po ecën PD me Berishën, të çon në arkën e drurit!
Nga Fitim Zekthi
ide
A ka Shqipëria një politikë të Jashtme?
Nga Ditmir Bushati
Republika e Hajdutëve!
Nga Gjergji Nika
Shqipëria, kjo anije e ngecur në zejen e vjedhjes!
Nga Edison Ypi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128