Araghchi akuzon SHBA-në për dështimin e bisedimeve në Pakistan
27 Prill 2026, 12:29 / BOTA
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi akuzoi sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës se janë përgjegjëse për dështimin e bisedimeve të paqes në Pakistan, pas mbërritjes së tij në Rusi, ku pritet të takohet me presidentin Vladimir Putin.
“Qasjet amerikane bënë që raundi i mëparshëm i negociatave, pavarësisht përparimeve, të mos arrinte objektivat për shkak të kërkesave të tepruara”, deklaroi Araqchi sipas medieve shtetërore iraniane.
Ai theksoi gjithashtu se “siguria e kalimit në Ngushticën e Hormuzit është një çështje e rëndësishme globale”.
SHBA-ja dhe Irani vazhdojnë përplasjet dhe bllokimet në këtë kalim strategjik.
Po ndodh...
Berisha dhe vogëlsia e një kryetari, përballë modelit Abdixhiku
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128