Atentati ndaj çiftit në Lezhë, policia identifikon me shpall në kërkim tre persona

Policia ka shpallur në kërkim tre persona si autorë të dyshuar të atentatit të djeshëm në Balldren të Lezhës.
Nga të shtënat me armë humbën jetën çifti i bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci.
Policia në një deklaratë për mediat thotë se janë parë pamjet filmike dhe është identifikuar një nga automjetet, tip ‘AUDI A4’.
Po ashtu janë identifikuar dy të dyshuarit, shtetasit me iniciale A.M., 22 vjeç dhe F.M., 36 vjeç.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Drejtues Arben Nasufi, në një konferencë për shtyp ka dhënë detaje në lidhje me atentatin e ndodhur ditën e djeshme
“Nga persona të paidentifikuar është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit. Nga hetimet u identifikua një nga automjetet e përdorura dhe autorët, shtetasit A.M 22 vjecc, F.M. dhe R.M. U ushtruan kontrolle në banesat e tyre por nuk janë gjetur dhe janë shpallur në kërkim”, tha ai.
Po ndodh...
Berisha dhe vogëlsia e një kryetari, përballë modelit Abdixhiku
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
