Dështon mbledhja e KQZ në Kosovë, ende s’ka vendim për listën serbe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë kishte ftuar mbledhjen e radhës këtë të enjte. Por ajo nuk u zhvillua pasi nuk kishte kuorum të mjaftueshëm për shkak të mungesës së anëtarëve të partive opozitare.
Kryetari i KQZ-se, Kreshnik Radoniqi, mohoi se dështimi erdhi për shkak te rastit të moscertifikimit të Listës Serbe.
Anëtari i KQZ-së nga radhët e VV tregoi arsyen e mungesës së anëtarëve të opozitës.
Ndërsa përsëritën edhe një herë se Lista Serbe nuk duhet te certifikohet, pavarësisht qe ligjërisht duket gjithçka ne rregull.
Madje, sipas tyre edhe nëse bazohet në ligjin dhe kodin e etikes, te cilin sipas tyre LS e ka shkelur, kjo parti nuk duhet te certifikohet.
Lista Serbe nuk u certifikua ne mbledhjen e kaluar pasi anëtarët e Vetëvendosjes kundërshtuan nje gje te tille. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka hedhur poshtë vendimin e KQZ-se, duke thënë se gjithçka është në rregull. Ne rast se ka ankesa per vendimin e PZAP-se, atëherë çështja do te trajtohet në Gjykatën Supreme.
-
Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë
26 Dhjetor, 20:36 -
-
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


