Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë
26 Dhjetor 2024, 20:36 / BOTA

Aksidenti ndodhi sot pak para mesditës, pranë majës së malit Rosskopf në Hippach, kur masa e dëborës vuri nën vete dy personat që po praktikonin turneun e skive.
Dy skiatorë në rajonin austriak të Tirolit kanë humbur jetën këtë të enjte (26 Dhjetor), pasi u ‘varrosën’ nga një ortek.
Aksidenti ndodhi pak para mesditës, pranë majës së malit Rosskopf në Hippach, kur masa e dëborës vuri nën vete dy personat që po praktikonin turneun e skive. Lajmin e raportoi gazeta Tiroler Tageszeitung.
Tre helikopterë morën pjesë në operacionet e shpëtimit, gjatë të cilave u gjetën dy të vdekurit dhe një person i tretë që mendohet se gjithashtu është goditur nga orteku dhe po vijojnë kërkimet.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

