“A e ka frikë Berisha Salianjin?” Debat mes Rexhajt dhe Kokës: Sa të jetë gjallë, ai s’e lëshon PD-në

1 Prill 2026, 23:21 / POLITIKË ALFA PRESS

“A e ka frikë Berisha Salianjin?” Debat mes Rexhajt dhe

Analisti Albatros Rexhaj, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, ka diskutuar me gazetarin Bledian Koka në lidhje me tensionet brenda Partisë Demokratike.

Rexhaj u shpreh se Sali Berisha duhet t’i kishte dhënë mundësi Ervin Salianji të kandidonte për drejtimin e PD-së, duke ngritur pikëpyetje për përjashtimin e tij nga gara.

Nga ana tjetër, Koka argumentoi se Berisha ka treguar mbështetje ndaj Salianjit, duke përmendur edhe periudhën kur ai ndodhej në burg, si dhe rolin që i është dhënë në parti.

Albatros Rexhaj: Çfarë pune prishte Salianji që të dilte kandidat kundër  Berishës?

Bledian Koka: A mendon që ka frikë Sali Berisha nga ai

Albatros Rexhaj: Jo, por ashtu po del. Ashtu perceptohet.

Bledian Koka: Sali Berisha është i njëjti njeri që para një viti i shkoi zotit Salianji në burg, i çoi libra dhe e trajtoi si të dënuar politik. I dha edhe rol në Partinë Demokratike. Në një moment të rëndësishëm për opozitën, kur shpërtheu edhe çështja e Belinda Ballukut, nisi kjo përplasje. Berisha atëherë kërkoi durim, pasi beteja kryesore ishte përballja politike./A2 Televizion

 

Po ndodh...

ide