Lufta në Iran/ Lavrov: Rusia është e gatshme të ndërmjetësojë në konfliktin në Lindjen e Mesme

1 Prill 2026, 22:47 / BOTA ALFA PRESS

Lufta në Iran/ Lavrov: Rusia është e gatshme të

Federata Ruse është e gatshme të ndërmjetësojë në zgjidhjen e konfliktit në Lindjen e Mesme “nëse të gjithë e dëshirojnë këtë”, tha sot Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergej Lavrov.

Ai komentoi deklaratën e ambasadorit iranian në Moskë, Kazem Jalali, i cili tha se Teherani do ta mirëpriste rolin e Rusisë në rast të përzgjedhjes së një ndërmjetësi për negociatat mbi konfliktin iranian.

Më herët ambasadori iranian shtoi se qeveria iraniane vlerëson marrëdhënien miqësore të qeverisë ruse.

Po ndodh...

ide