Pas paralajmërimit të SHBA, flasin ekspertët/ Kush janë "Ujqërit e vetmuar" të Iranit që mund të godasin në Shqipëri

1 Prill 2026, 22:28 / POLITIKË ALFA PRESS
Pas paralajmërimit të SHBA, flasin ekspertët/ Kush janë

Eksperti i sigurisë Radion Qiriazi ka paralajmëruar në OFF the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN se edhe Shqipëria mund të jetë në shënjestër të kërcënimeve hibride, përfshirë sulmet terroriste nga të ashtuquajturit “ujqër të vetmuar”.

“Sa i përket sulmeve terroriste ndaj Shqipërisë, mendoj që probabiliteti është më i lartë se ajo që u diskutua shumë ditë më përpara në Shqipëri për goditjet me armë të drejtpërdrejta, pasi sulmet terroriste lejojnë atë që quhet mohueshmëri e mundshme që nënkupton atribuimi bëhet tepër i vështirë për qeverinë. Dhe është gjithmonë e mundshme për një qeveri që të mohojë që ato janë të lidhura apo të financuara nga qeveria e Iranit. Të gjitha incidentet që unë përmenda më parë janë vënë re të asociohen kryesisht me grupin Ashab Aljamin i cili është ndryshe për ta përkthyer tani drejtpërsëdrejti është Lëvizja islamike e shoqëruesve të drejtë. Na kujton grupin e Homeland Justice, një grup i cili në mënyrë të vazhdueshme ka bërë sulme kibernetike katër herë ndaj Republikës së Shqipërisë, vetëm se qasja e këtij grupi tjetër është më e drejtpërdrejtë”, tha ai në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Qiriazi theksoi se një nga rreziqet kryesore janë individët e radikalizuar, të njohur si “ujqër të vetmuar”, të cilët veprojnë të pavarur, me pak ose aspak komunikim me rrjete të organizuara, duke e bërë të vështirë parandalimin e tyre.

“Shqetësim tjetër i madh për mendimin tim përsa i përket sulmeve terroriste, më shumë sesa aktivitete të koordinuara nga organizata do t'i ishin ujqërit e vetmuar. Janë tipikisht një individ ose një dy maksimumi tre individë, të cilët veprojnë me një koordinim jashtëzakonisht të ulët me njëri-tjetrin, por kanë një qëllim të përbashkët dhe pjesën më të madhe të veprimeve të tyre, pra ndërveprimet që ata kanë, janë minimale dhe veprimet e tyre i marrin përmes iniciativës së tyre të lirë.  Sigurisht ata kanë një ideologji që e mbështesin dhe kanë një qëllim, një fund politik që duhet ta arrijnë përmes akteve të tyre terroriste, por këta individë bëhen tepër të vështirë për t'u interceptuar për shkak se nuk kanë komunikim të vazhdueshme me një rrjet të mirëfilltë, i cili mund të identifikohet lehtësisht dhe në të njëjtën kohë në pjesën më të madhe jetojnë një jetë të zakonshme do të thoja, deri në momentin e aktivizimit të tyre. Kështu që për ta përmbyllur rreziku i sulmeve terroriste ekziston. Unë mendoj që në rastin e Shqipërisë nuk është i lartë”.

Pavarësisht se sipas tij rreziku në Shqipëri mbetet i ulët, Qiriazi u bën apel institucioneve të  sigurisë të jenë më transparente dhe proaktive në informimin e qytetarëve, për të shmangur panikun dhe për të rritur ndërgjegjësimin.

Eksperti shtoi se në rast të një sulmi të mundshëm me lidhje shtetërore, Shqipëria duhet të koordinohet me aleatët dhe të ndjekë mekanizmat e sigurisë kolektive, duke përfshirë edhe aktivizimin e procedurave të NATO.

Sipas tij, strategjia e Iranit përfshin aktivizimin e qelizave të fjetura apo bashkëpunëtorëve në Europë, të cilët mund të veprojnë pas sinjaleve të koduara. Ai përmendi disa incidente të fundit në vende si Belgjika, Holanda, Gjermania dhe Greqia, të cilat lidhen me përhapjen e tensioneve dhe akte të izoluara dhune.

“Ishte e pritshme që pas sulmit të 28 shkurtit, që një pjesë e strategjisë të luftës asimetrike të Iranit është edhe aktivizimi i celulave hibride apo celulave terroriste. Më konkretisht ato që bëhet fjalë për Europën janë ato që quhen qeliza të fjetura, pra agjentë apo bashkëpunëtorë të regjimit iranian, apo të Gardës Revolucionare, të cilët marrin mesazhin. Në datën 9 mars ka patur interceptim të sinjaleve të radios në vendet e Europës Perëndimore. Në Belgjikë, Holandë dhe Gjermani dhe agjencitë e sigurisë vunë re një shkëputje të sinjalit në komunikimin e zakonshëm. Ajo që vunë re ishte një mesazh i koduar i cili ishte i pamundur të dekriptohej dhe kjo është interpretuar për herë të parë si një sinjal që i jepte regjimi iranian celulave të ndryshme terroriste. Më pas kemi parë edhe një sërë sulmesh konkrete. Në datën 9 mars kemi parë një objekt që digjet në hyrje të një sinagoge. Në datën 11 mars përsëri kemi një grup brenda brenda Greqisë, i cili mori përgjegjësinë për shprehjen e një gjuhe urrejtje dhe antisemite përsëri afër një sinagoge. Në 13 mars pesë njerëz arrestohen në Roterdam për një sulm ndaj një ndaj një sinagoge. Në datën 16 mars përsëri kemi një shpërthim në Amsterdam, afër një shkolle hebreje dhe në Londër katër ambulanca u vunë në flakë jashtë një sinagoge gjatë një proteste në 23 mars”.

Po ndodh...

ide