OBSH: Shqipëria, ulje e ndjeshme e vdekshmërisë te fëmijët

Shqipëria renditet ndër vendet që ka ulur ndjeshëm vdekshmërinë tek fëmijët e grupmoshës 0-5 vjeç. Të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se nga viti 1990 deri në vitin 2000 janë përgjysmuar fatalitetet tek kjo grupmoshë.
Ndërsa në vitin 2024 nuk pati asnjë humbje jete tek fëmijët e kësaj grupmoshe. Në vitin 2024, bota humbi rreth 4.9 milionë fëmijë para ditëlindjes së tyre të pestë.
Modelet e vdekshmërisë foshnjore ndryshojnë ndjeshëm sipas moshës. Tek të porsalindurit, vdekjet shkaktohen kryesisht nga lindja e parakohshme, ndërlikimet gjatë lindjes dhe infeksionet neonatale.
Këto janë gjendje që mund të reduktohen ndjeshëm përmes kujdesit cilësor para lindjes, intrapartum dhe postnatal.
Sëmundjet infektive të parandalueshme vazhdojnë të marrin miliona jetë të reja. Për fëmijët e moshës 1-59 muajsh, pneumonia, diarreja dhe malaria mbeten vrasësit kryesorë, shpesh të intensifikuara nga kequshqyerja.
Për herë të parë, raporti i OBSH vlerëson vdekjet e shkaktuara drejtpërdrejt nga kequshqyerja e rëndë akute, duke zbuluar se më shumë se 100 mijë fëmijë të moshës 1-5 vjeç vdiqën prej saj në vitin 2024./ Tv Klan
Po ndodh...
ide
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
PD-ja, si Firmë Piramidale!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128