E goditi derisa i mori jetën/ Detaje nga krimi i rëndë, ja përse e vrau 29-vjeçari vjehrrin në Prishtinë

30 Nëntor 2023, 15:27 / KOSOVA ALFA PRESS

E goditi derisa i mori jetën/ Detaje nga krimi i rëndë, ja

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja që tronditi mëngjesin e sotëm Prishtinën.

29-vjeçari, Edon Bujupi ka goditur disa herë me thikë babain e bashkëshortes së tij, 52-vjeçarin, Ali Kosova për shkak të disa konflikteve familjare që kishin patur më herët.

Sipas raportimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 në rrugën Ali Vitia. 52-vjeçari u dërgua në spital por nuk arriti që t’i mbijetojë plagëve të marra.  Kosova u dërgua me urgjencë dhe në gjendje të rëndë në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Bujupi i kishte shkaktuar 52-vjeçarit plagë të rënda, pasi ek ishte goditur disa herë me thikë.

Nuk dihet ende se për çfarë konfliktesh bëhet fjalë, teksa 29-vjeçari vijon të jetë në arrati.

 

Po ndodh...

ide