E ndaloi për kundravajtje, shoferja godet me makinë policin në Kosovë

3 Maj 2024, 21:24 / KOSOVA ALFA PRESS

E ndaloi për kundravajtje, shoferja godet me makinë policin në
Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Prishtinë, ku një grua që ishte ndaluar nga polici për kundravajtje, ka goditur me makinë policinë dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Efektivi është dërguar në spitalin e Prishtinës ndërsa shoferja është shpallur në kërkim.

Efektivi është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prishtinës ndërsa policia është vënë në kërkim të shoferes që u largua nga vendngjarja.

Sot rreth orës 19:00, në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë, është goditur nga një person i dyshuar me automjet. E dyshuara femër është ndalur nga policia për një kundërvajtje trafiku. E njëjta duke mos përfillë urdhrrat e zyrtarit policor, për të dalë nga automjeti i cili duhej të konfiskohej, pasi ka goditur me automjet zyrtarin policor është larguar nga vendi i ngjarjes”, tha zëdhënësja e policisë së Prishtinës, Flora Ahmeti.

 

Po ndodh...

ide