Gjendet pa shenja jete një shtetas i huaj në Prishtinë, policia nis hetimet
25 Maj 2025, 15:58 / KOSOVA

Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në rrugën “Fan Noli” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti. Ahmeti ka bërë të situr se viktima është shtetas i huaj.
“Rreth orës 10:30, kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete është gjetur në rrugën “Fan Noli”. Vdekjen e viktimës (mashkull, shtetas i huaj) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje”, tha ajo.
Ahemti ka theksuar se policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





