
Këshilli i Sigurimit në OKB shqyrton raportin 6-mujor për punën e UNMIK-ut/ Serbia ankohet për arrestimet e ditëve të fundit në Kosovë

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka nisur diskutimin e raportit gjashtëmujor tw Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres për punën e UNMIK-ut për periudhën nga shtatori i vitit të kaluar deri në mars të këtij viti.
Serbia përfaqësohet në të nga Ministri i Punëve të Jashtme, Marko Gjuriç.
Në prag të seancës, Gjuriç tha për Tanjug se pjesëmarrja e Serbisë në seancë nuk është vetëm një akt rutinë dhe diplomatik, por se Serbia dëshiron të dëgjojë zërin e së vërtetës, lirisë dhe drejtësisë për popullin serb në Kosovë dhe Metohi, i cili aktualisht po kalon disa nga ditët më të vështira në vendin e tij origjinal.
Ai shtoi gjithashtu se javët e kaluara ka pasur tentativa që ajo seancë të mbyllet për publikun, gjegjësisht se për shkak të tendencave gjeopolitike globale dikush ka dashur që ajo temë të mos dëgjohet në publik.
Raportin e prezanton në emër të Guterres kreu i UNMIK-ut dhe përfaqësuesja speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Caroline Ziade.

Plas skandali: Interceptohet sondazh kundër SPAK-ut!
ide

Shkërdhatizimi i Politikës

Mos u tallni me pleqërinë e Berishës por me ëndrrën për tu bërë dhëndër sërish

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128