Kosova bie 19 vende në indeksin e lirisë së mediave/ Dema: Lajm alarmant, regresi më i lartë për një vend demokratik

Në indeksin vjetor për lirinë e medias nga Reporterët Pa Kufij, Kosova renditet si vendi i 75-të në botë apo 19 vende më poshtë sesa vitin e kaluar që ishte e 56-ta.
Organizata më e madhe botërore për lirinë e medias, jep një sërë arsyesh për përkeqësimin e lirisë së medies në Kosovë, ku e përmend edhe rastin e Klan Kosovës vitin e kaluar, për të cilin thotë se televizioni ishte “subjekt i sulmeve administrative nga qeveria”.
Në një lidhje me Skype për “Ballkan Update”, Naile Dema nga Asociacioni i Gazetarëve e konsideron alarmant si lajm për një vend demokratik, pasi regresi është shumë i madh me 19 vende.
Ajo ka theksuar se kjo është shqetësuese dhe duhet që institucionet shtetërore ta mendojnë mirë qasjen e tyre në raport me median dhe gazetarët në përgjithësi.
“Ka qene lajm nuk mund të them i papritur për ne gazetarët, por alarmant për kohën dhe institucionet shtetërore të cilët me veprimet e tyre ose mosveprimet e kanë radhitur Kosovën në këtë fazë. Nuk mbahet mend që Kosova të ketë pasur një regres të tillë në renditje ndërkombëtare. Përndryshe, raporti i fundit i Reporterëve pa Kufij është dhe një raport më shumë negativ, për sa i përket lirisë së medias në Kosovë në përgjithësi. Natyrisht që kjo është shqetësuese dhe duhet që institucionet shtetërore ta mendojnë mirë qasjen e tyre në raport me median dhe gazetarët në përgjithësi. Supozohet që vendet me zhvillimin e demokracisë të zhvillojnë progres, ose regres në situata të caktuara, në një ose dy vende, megjithëse dhe kjo është e papranueshme që të shënohet për 19 vende duhet të jetë shqetësim të gjithë, veçanërisht për udhëheqësit shtetëror.
Aty përmenden sulmet ndaj gazetarëve, tentimi i mbylljes së Klan Kosovës dhe çështje që kanë ndikuar. Nga ana tjetër po të shohim reagimet e politikanëve të ndryshëm, tentohet të thuhet që Kosova gjendet në një vend të tillë për shkak sulme të shumta që i janë bërë gazetarëve në Veri”, u shpreh ndër të tjera Dema.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

