Kosova nuk toleron prekjen e integritetit territorial, Kurti: Kur mbështesim Ukrainën s'bëhet fjalë për vendin tonë

24 Tetor 2022, 09:42 / KOSOVA ALFA PRESS

Kosova nuk toleron prekjen e integritetit territorial, Kurti: Kur

“Kosova nuk do të lejojë prekjen e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të saj.”

Kështu u shpreh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë fjalës së tij në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurti foli për luftën e paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës, duke thënë se ashtu siç veproi Serbia dje” me luftërat në Ballkanin Perëndimor, ashtu po vepron Rusia sot.

“Le ta dinë të gjithë, kur kërkojmë të respektohet pavarësia dhe integriteti territorial i Ukrainës, as që bëhet fjalë të mendohet se do tolerojmë prekjen e pavarësisë, sovranitetit apo integritetit territorial të Kosovës. Këto nuk janë të diskutueshme asnjëherë, askund për neve”, theksoi ai.

Sipas tij, Serbia e Rusia kanë lidhje historike e kulturore, në linjat e autokracisë e të despotizmit, të agresionit dhe gjenocidit.

 

Po ndodh...

ide