Kosovë/ Propozimi i BE përplas opozitën me Kurtin. Haradinaj e quan arritje

28 Shkurt 2023, 10:50 / KOSOVA ALFA PRESS

Kosovë/ Propozimi i BE përplas opozitën me Kurtin. Haradinaj e

Propozimi i BE për normalizimin e raporteve me Serbinë, i pranuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kritikuar nga dy partitë opozitare në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Sipas Kreut të PDK-së Memli Krasniqi, sipas tij Kurti po ndjek politika të gabuara dhe se  Kosova ka humbur njohjen e ndërsjelltë dhe ka pranuar që ta themelojë Asociacionin e komunaveme shumicë serbe në Kosovë. Sipas partive opozitare në propozimin e BE nuk flitet për rrugën drejtë anëtarësimit në NATO, as për marrjen e statusit të vendit kandidat  për në BE.

Pavarësisht se propozimi evropian i cili tashmë u është dorëzuar palëve , nuk është bërë ende publik është zbuluar se  nuk përfshihet njohja  por zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin. Sipas LDK-së dokumenti i panuar parasheh implementimin  e marrëveshjeve paraprake-përfshirë Asociacionin si dhe statusin e veçantë për Kishën Ortodokse Serbe “ Kryeministrit i ka mbetur vetëm ta dakordësoi datën e themelimit të Asociacionit, meqe ai me pranimin  e zbatimit të marrëveshjeve paraprake  ka pranuar që ta themelojë atë” u tha në reagimin  e LDK-së. Nërsa RAMUSH Haradinaj e cilësoj pranimin e propozimit të BE një arritje të madhe. Kryeministri Kurti e vlerësoi takimin në Bruksel si konstruktiv duke thënë se ishte i gatshëm për nënshkrimin e marrëveshjëve por Serbia nuk shprehu të njëjtën gjë.

Është marrëveshje e simetrisë, e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit për të ardhmen” – tha Kurti. Ndërsa aleksandër Vuçiç tha se në raundin e bisedimeve  nuk u fol për miratimin e propozimit por për zbatimin e tij, ai shtoi se deri më 24 mars Kosova dhe Serbia duhet  të përpilojnë një raport  lidhur me atë se ku kanë arritur me çështjen e marrëveshjes  për zbatimin e propozimit , ai tha se prej kësaj do të varet edhe integrimi i Serbisë dhe Kosovës në BE.

Vuçiç insistoi se Serbia si prioritet ka zbatimin e marrëveshjeve për Asociacionin  e komunave me shumicë serbe në Kosovë por kjo kundërshtohet nga Kurti. Sipas “ Radio Europa e Lirë”  në draft përmendet vetëm angazhimi për komunitetin serb në Kosovë.

Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe , më 2013 dhe 2015./Gazeta Si

 

Po ndodh...

ide