Kryeprokrorja West me fjalën përfundimtare: U pranuan mbi 5 mijë prova – askush s’është mbi ligjin
Kryeprokurorja Kimberly West në deklaratën përmbyllëse sot në Hagë njoftoi se mbi 5 mijë prova dhe dëshmia e më shumë se 130 dëshmitarëve janë marrë parasysh gjatë 227 ditëve të gjykimit.
Ajo theksoi rëndësinë e drejtësisë dhe llogaridhënies për viktimat që kanë përjetuar pasojat e krimeve për më shumë se 20 vite.
“Mbi 5 mijë prova janë pranuar, 28 mijë faqe transkripte janë këtu, procesverbali është voluminoz, aty paraqitet dëshmia e më shumë se 130 dëshmitarëve që dhanë dëshmi brenda 227 ditëve të gjykimit. Gjykata ka marrë parasysh edhe dokumentet shkresore, të më shumë se 130 dëshmitarëve. Ka qenë privilegj për mua dhe zyrën që përfaqësoj të takoj shumë prej këtyre njerëzve që kanë përjetuar këto ngjarje”, tha West.
West shtoi se askush nuk është mbi ligjin dhe drejtësia duhet të garantojë përgjegjësinë, përfshirë edhe personat më të fuqishëm.
“Njerëz që kanë jetuar për më shumë se 20 vite me pasojat e krimeve që kanë pësuar në mënyrë të pakuptueshme, edhe viktimat e krimeve për të cilat janë ngritur aktakuza. Zyra ime ka punuar që atyre tu jepet llogari, këto përpjekje e procedim penal janë pjesë e parimit më të shenjtë të drejtësisë, shtetit ligjor. Shteti i së drejtës, në kohën e luftës, është më i rëndësishëm. Kanë kaluar shumë vite, dhe ata që kanë humbur pjesëtarët e familjes, kanë menduar se nuk do të kenë drejtësi, por shteti i së drejtës nënkupton që askush nuk është mbi ligjin. Edhe njerëzit më tëë fuqishme do tëjapin llogari. Ne kërkojmë bazuar në prova, të cilat vërtetojnë, kërkojmë të jepet dënimi i duhur. Faleminderit për mundësinë”, tha ajo.
Po ndodh...
ide
Dosja Epstein: Pushteti pa dritë dhe elitat pa përgjegjësi
Ilir Meta, kjo çingie e Edi Ramës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128