Kurti regjistrohet si deputet i Kuvendit të Kosovës, por refuzon të përgjigjet për formimin e qeverisë së re
10 Prill 2025, 15:21 / KOSOVA

Kryeministri Albin Kurti nuk i është përgjigjur mediave ditën e sotme sa i përket formimit të qeverisë së re apo mundësisë për zgjedhje të jashtëzakonshme, teksa u regjistrua si deputet i Kuvendit.
Kreu i Vetëvendosjes, edhe ditën e djeshme në Koshare nuk u përgjigj për refuzimin që i bëri ftesës së tij kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku për formimin e një koalicioni për qeverinë e re.
Sot Kurti u regjistrua si deputet i Kuvendit të Kosovës, një proces i cili ka nisur në orën 09:00 dhe përfundon në 16:00. Ende nuk dihet nëse Kurti do bëjë ftesa partive të tjera për formimin e një koalicioni qeverisës.
Prej zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, LVV mori 48 mandat, shifër e pamjaftueshme për të formuar një mazhorancë qeverisëse.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
Nga Bato Kosova
ide
Marrëdhëniet mëse normale dhe aspak revolucionare midis PD dhe PS
Nga Ervis Iljazaj
Pse ata u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




