“Na lehtësoi”/ Vëllai i Liridonës tregon detaje nga takimi me prokurorët

22 Dhjetor 2023, 21:40 / KOSOVA ALFA PRESS

“Na lehtësoi”/ Vëllai i Liridonës tregon detaje nga

Prokuroria Themelore e Prishtinës i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së familjes së Liridona Ademajt, për të zhvilluar një takim.

Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i të ndjerës, Leonard Ademaj, i cili ka dhënë detaje për takimin informues që ata zhvilluan.

Ky takim na e lehtësoi dhimbjen dhe na ofroi një siguri edhe më të madhe që hetimet janë duke shkuar mirë. U dakorduam që tani e tutje do të kemi takime të rregullta informuese. Ne i shprehëm falënderimet hetuesve, prokurores së rastit dhe të gjithë prokurorëve që janë duke ndihmuar në zbardhjen e plotë të rastit. Ne besojmë në të gjitha institucionet e drejtësisë dhe mbesim me shpresë që rasti do të zgjidhet në mënyrë profesionale”, ka shkruar ai.

Liridona Ademaj u vra mbrëmjen e 29 nëntorit në fshatin Bërnicë të Prishtinës. Bashkëshorti i saj, Naim Murseli, është arrestuar nën dyshimet se ka porositur vrasjen.

 

Po ndodh...