‘Ndrangheta’ në Itali, 202 në pranga! Arrestohet edhe Marcello Manna, kryebashkiaku i Rendes

1 Shtator 2022, 10:24 / KOSOVA ALFA PRESS

‘Ndrangheta’ në Itali, 202 në pranga! Arrestohet edhe

202 persona janë arrestuar në operacionin kundër organizatës kriminale ‘Ndrangheta’ ndërsa 254 të tjerë janë nën hetim. Sipas mediave italiane, janë dhënë masat e sigurisë për të arrestuarit, nga të cilët 139 janë lënë në burg, 50 në arrest shtëpie dhe 12 në detyrim paraqitje.

Mes të arrestuarve është dhe kryebashkiaku i qytetit Rendes, Marcello Manna dhe dy këshilltarët Francesco De Cicco dhe Pino Munno. Nuk dihet ende arsyeja për cfarë veprash penale akuzohen këta të fundit. 

Hetimet janë zhvilluar në një periudhë nga viti 2017 deri në nëntor 2021 përmes përgjimeve, ndjekjes, videofilmave, përgjimeve elektronike dhe deklarimeve të bashkëpunëtorëve të drejtësisë, shkruajnë mediat italiane.

Krimet e kontestuara janë shoqata e tipit mafioz, zhvatje, fajde, ushtrim abuziv i kredisë, dëmtim, krime në lidhje me armët dhe municionet, krimet kundër personit, kundër pronës, kundër administratës publike, trafikimi i drogës, pastrimi i parave, ripërdorimi i parave në veprimtari ekonomike, regjistrim fiktive të pasurisë, shkëmbim elektoral politiko-mafioz, të rënduara nga qëllimet e lehtësimit mafioz.

Është zbatuar edhe një urdhër urgjent për sekuestrimin e të pasurive të paluajtshme, kompanive, shoqërive tregtare, pasurive të luajtshme të regjistruara, që u atribuohen shumë të dyshuarve, në vlerë mbi 72 milionë euro.  

Pasuri të sekuestruara për 72 milionë 

Në kuadër të operacionit është bërë edhe sekuestrimi i pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme për një vlerë prej 72 milionë eurosh. Urdhri i sekuestrimit është urdhëruar nga magjistrati i DDA-së dhe ka karakter urgjent parandalues.

Prandaj, më pas do të duhet t'i dorëzohet gjyqtarit hetues të rrethit. Pasuritë e sekuestruara përbëhen nga likuiditete të depozituara në llogari rrjedhëse, kompani dhe shoqëri të ndryshme.

 

Po ndodh...

ide