Në prag të nisjes së punimeve të Kuvendit, zbulohen lëvizjet e fundit të Berishës dhe Alibeajt

1 Shtator 2022, 08:49 / POLITIKË ALFA PRESS

Në prag të nisjes së punimeve të Kuvendit, zbulohen

Pak para nisjes së sezonit të ri parlamentar, demokratët kanë nisur lëvizjet e tyre, duke u mbledhur mes tyre.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj mblodhi dje në një takim informal deputetët demokratë.

Mësohet se takimi u thirr me kërkesë të deputetit Lefter Gështenja, pak para nisjes së sezonit të ri parlamentar. Po ashtu raportohet se takim u zhvillua në një hotel në kryeqytet.

Nga ana tjetër, mësohet se kreu i PD-së, Sali Berisha ka thirrur mbledhjen e kryesisë, që është parashikuar të mbahet në orën 12:00.

Në këtë takim do të diskutohet mbi aksionin politik opozitar të PD-së, ku do të bëhet dhe miratimi grupeve të punës, miratimi i departamenteve sipas sektorëve përkatës dhe sekretarëve politikë për disa nga degët.

 

Po ndodh...

ide