Berisha: Rama përdori të gjitha mjetet kundër protestuesve
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar mbrëmjen e kësaj të shtune për protestën e 28 Nëntorit në Tiranë.
Në një konferencë për mediat, Berisha përshëndeti të rinjtë dhe të rejat që morën pjesë në protestë, ndërsa tha se, si pasojë e forcës së tepruar të përdorur nga policia, janë lënduar disa protestues, gazetarë dhe persona të tjerë që ndodheshin pranë tubimit.
Kreu i PD-së e cilësoi protestën e sotme si një “triumf të protestuesve”, ndërsa paralajmëroi se tubimi i ditës së nesërme do të jetë edhe më i madh.
“Regjimi theu kockë, gjymtyrë, çau kafka, përdori mjete të dhunshme, përdori topat e ujit që siç e patë u drejtuan edhe kundër gazetarëve dhe operatorëve që ai i konsideron armik, s’po bënin as edhe një akt të vetëm përveçse detyrës së tyre. U goditën me shënjestër intelektualë të shquar të vendit, vetëm e vetëm sepse kanë qëndruar në anën e protestuesve. U goditën me shënjestër mbi sy, në faqe, prapa kokës, djem dhe vajza që nuk po kryenin asnjë akt dhune. U plagos rëndë me plumb gome dhe iu ça kafka kamarierit që shërbente në kafenenë tek ‘Opera’. Sasi kolosale gazrash u hodhën me dron njëlloj si rusët në Ukrainë. Rama përdori të gjitha mjetet kundër protestuesve, por ata edhe tani sheshin e kanë në dorë. Ishte kjo një betejë e jashtëzakonshme. Dita e parë e saj u kurorëzua me triumfin e protestuesve. Nesër, dita e dytë e saj do të jetë po kaq, në mos edhe më madhështore. Mirënjohje të pakufijshme ndaj të gjithë atyre që morën pjesë”, deklaroi Berisha.
Po ndodh...
ide
Përse duhet të jetë gjithmonë “edhe Lulzim Basha”?
Nëse Protesta do të nxjerr kandidat për Bashkinë, aleat ka vetëm qytetarët!
Askush nuk është mbi Ligjin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


