Urim kuqezi nga Premier League, Everton kujton Ditën e Pavarësisë

28 November 2026, 17:56 / SPORT ALFA PRESS

Klubi anglez i Premier League, Everton, ish-ekipi ku është aktivizuar sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, ka uruar shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale, klubi anglez ka përcjellë një mesazh urimi në gjuhën angleze: “Happy Independence Day, Albania!” (Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri!).

Urimi shoqërohet me një fotografi ku flamuri shqiptar shfaqet në sfondin e stadiumit të Evertonit, ndërsa në të është vendosur mbishkrimi “Independence Day Albania”.

Kujtojmë se më 28 nëntor 1912, në Vlorë, Ismail Qemali shpalli Pavarësinë e Shqipërisë nga Perandoria Osmane dhe ngriti flamurin kombëtar, duke shënuar një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e vendit.

Po ndodh...

ide