Gaz lotsjellës dhe plumba gome ndaj protestuesve, policia përgatit skuadra me motorë
28 November 2026, 14:04 / AKTUALITET

Policia e Shtetit ka angazhuar edhe skuadra me motorë gjatë protestës kombëtare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, që po zhvillohet këtë 28 Nëntor në Tiranë.
Siç shihet edhe në pamje, efektivët janë të pajisur me armë të posaçme për përdorimin e gazit lotsjellës dhe plumbave prej gome.
Burime bëjnë me dije se ndaj qytetarëve është qëlluar me plumba gome, plumba të cilat janë përdorur nga policia edhe në protestat studentore ku kanë mbetur të lënduar dhe me shenja në trup dhjetëra të rinj.
Skuadrat me motorë janë pjesë e forcave policore të dislokuara në terren, në kuadër të masave të marra për menaxhimin e protestës dhe përballimin e situatave të mundshme të tensionuara.
Po ndodh...
ide
Përse duhet të jetë gjithmonë “edhe Lulzim Basha”?
Nga Sidi Hasanaj
Nëse Protesta do të nxjerr kandidat për Bashkinë, aleat ka vetëm qytetarët!
Nga Mirela Karabina
Askush nuk është mbi Ligjin!
Nga Eric Wendt
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


